TV LIVE
Kuriozitete
14 May 2026
27 vjet nga masakra e Qyshkut, ku u vranë 44 civilë shqiptarë

Sot përkujtohet 27-vjetori i masakrës së Qyshkut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku forcat serbe vranë dhe masakruan brutalisht 44 civilë shqiptarë.

Ngjarja e 14 majit 1999 mbetet një nga shumë tragjeditë që ndodhën gjatë asaj periudhe të luftës në Kosovë.

Në këtë fshat, i cili u shkatërrua pothuajse tërësisht, u dëbuan mbi 400 banorë civilë, ndërsa shtëpitë u dogjën dhe u rrafshuan me tokë.

Në Qyshk, sipas dëshmive dhe raporteve, janë kryer edhe krime të tjera të rënda, përfshirë dhunime dhe plaçkitje, para se të ekzekutoheshin viktimat dhe të shkatërrohej fshati. përcjell  Zhurnal.mk .



Të ndryshme
Më shumë