TV LIVE
Sport
8 May 2026
“Messi, Messi”, tifozët provokojnë Ronaldon, portugezi habit tifozët me reagimin e tij

Cristiano Ronaldo ishte sërish protagonist, këtë herë jo vetëm për paraqitjen në fushë, por edhe për një episod tensioni me tifozët gjatë fitores 4-2 të Al Nassr ndaj Al Shabab.

Gjatë ndeshjes, nga tribunat nisën thirrjet provokuese “Messi, Messi, Messi”, të drejtuara ndaj yllit portugez. Reagimi i Ronaldos nuk mungoi. Fillimisht i irrituar, 41-vjeçari u kthye nga tifozët dhe më pas ironizoi situatën duke bërë dirigjentin e koreve, ndërsa shoqëroi gjithçka edhe me një gjest sarkastik me gishtin e madh.

Situata krijoi tension për disa çaste, aq sa edhe disa lojtarë kundërshtarë ndërhynë për ta qetësuar dhe rikthyer fokusin te loja. Megjithatë, episodi nuk ndikoi në paraqitjen e Al Nassr, që mori një fitore të rëndësishme në garën për titullin në kampionatin saudit.

Skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus tashmë afrohet edhe më shumë me kreun dhe përgatitet për supersfidën ndaj Al Hilal në javën e ardhshme.

Nga ana tjetër, Ronaldo vazhdon të konfirmojë formën e tij të shkëlqyer. Legjenda portugeze ka realizuar 26 gola këtë sezon dhe ka shkuar në kuotën e 971 golave në karrierë.

https://x.com/AlNassrTribune/status/2052484823403393391?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2052484823403393391%7Ctwgr%5E7987cb875f48414eea17cde6ab23ef40258c95b2%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fkohajone.com%2Fsporti%2Fmessi-messi-tifozet-provokojne-ronaldon-portugezi-habit-tifozet-me-reagimin-e-tij%2F



Të ndryshme
Më shumë