Zyrtarë të komunës së Tetovës, diplomatë austriak, përfaqësues të kompanisë austriake Saubermacher të specializuar në ruajtje ambienti, pjesëtarë të ushtrisë së vendit, punëtorë të ndërmarrjes të parkut të Malit Sharr e banorë të fshatit Brodec, sot kanë ndërmarrë një aksion krejt bashkë për të pastruar parkun vendor nga mbeturinat, shkruan Zhurnal.mk.
Në këta aksion mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
“Së bashku me zëvendës ambasadorin e Austrisë në RMV, përfaqësues të “Vikendit Gjeneral”, kompaninë Saubermacher, Njësiti i ARMV, Institucionin Publik Parku Kombëtar Mali Sharr, NPK dhe banorët e fshatit Brodec realizuam aksionin ekologjik për pastrimin e hapësirave në këtë rajon për të siguruar kështu për një ambient më të pastër për të gjithë ne,” tha Kasami përmes Facebook.
“Mbrojtja e natyrës dhe mjedisit për ne është një ndër sfidat më të mëdha dhe në këtë drejtim së bashku me të gjithë faktorët tjerë jemi të përkushtuar për një ambient të pastër. Komuna e Tetovës, jo vetëm që mbështet aksionet ekologjike, por tashmë është duke krijuar një strategji zhvillimore për mbrojtjen e natyrës dhe mjedisit,” shtoi ai. / Zhurnal.mk