TV LIVE
Nga Rajoni
5 May 2026
Dita e Dëshmorëve/ Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama nderime pranë monumentit “Nëna Shqipëri”

Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Rama dhe nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me rastin e 5 Majit.

 

Në monumentin “Nënë Shqipëri” u vendosën buqeta me lule.

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Kjo datë simbolizon jo vetëm humbjen e një figure të re e të guximshme, por edhe sakrificën e një brezi të tërë që luftoi për lirinë e atdheut.



Të ndryshme
Më shumë