TV LIVE
Nga Rajoni
5 May 2026
Thaçi: Me ose pa mua, progresi i Kosovës është i pakthyeshëm

Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, nga Haga ku po gjykohet, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se, pavarësisht izolimit dhe vështirësive, besimi i tij te qytetarët e Kosovës mbetet i palëkundur dhe se rrugëtimi i shtetit të Kosovës drejt progresit është i pakthyeshëm.

Ai ka theksuar se, edhe pse po përballet me burgim, është i bindur se për Kosovën do të ketë zhvillim dhe progres, duke shtuar se nuk ekziston asnjë forcë që mund ta lëkundë besimin e tij në qytetarët e vendit.

“E përcjell çka po ndodh në Ukrainë, Lindje të Mesme apo ngjarje të tjera botërore. E kam të përjetuar edhe sjellën “për dikë nënë e për dikë njerkë”. Nuk ka forcë fizike apo furtunë politike, e cila mund të më lëkundë besimin për qytetarët e Kosovës. Edi, sot ndonjë zyrtar apo ish-zyrtar nëpër botë edhe mund të jetë penduat krejt padrejtësisht për pavarësinë e Kosovës. Por, me ose pa Thaçin në Kosovë, ky proces i meritueshëm tashmë ka marrë fund. OK. Thaçi vazhdon të tretet në burg, por për Republikën e Kosovës jam i bindur që do të ketë progres”, ka deklaruar Thaçi.



Të ndryshme
Më shumë