TV LIVE
Nga Rajoni
4 May 2026
Përqafim dhe batuta me Melonin, Rama ndan pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik Europian në Armeni

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Armeni.

Kreu i qeverisë mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet samitit në Jerevan, Armeni, me pjesëmarrjen e 48 kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga i gjithë kontinenti, si dhe për herë të parë me pjesëmarrjen e një vendi jo evropian, Kanadasë.

Rama iu përgjigj interesimit të mediave të pranishme në lidhje me procesin e integrimit evropian.

“Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës. Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën evropiane”, tha ai.



Të ndryshme
Më shumë