Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen në Pekin, ku këtë javë u zhvillua një gjysmë-maratonë ndryshe nga çdo tjetër: në pistë nuk garuan njerëz, por robotë humanoidë.
Bëhet fjalë për një garë prej 21 kilometrash, ku disa robotë të ndërtuar nga kompani të ndryshme teknologjike u testuan për shpejtësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre në kushte reale.Fituesi i garës ishte një robot i zhvilluar nga Honor, i cili arriti të përfundojë distancën me kohën 50 minuta e 26 sekonda.
Një rezultat që, të paktën në letër, është më i shpejtë se rekordi botëror njerëzor i mbajtur nga Jacob Kiplimo.