TV LIVE
Nga Vendi
30 April 2026
DR. AQIF MEHDIU NË MBËSHTETJE TË STUDENTËVE: “PROVIMI NË SHQIP ËSHTË E DREJTË, JO PRIVILEGJ – ME KOKËN LART, JENI NË TOKËN TUAJ!

Ish anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish kryetar i Këshillit të Komunës së Kërçovës, Dr. Aqif Mehdiu, ka reaguar fuqishëm përmes një postimi publik, duke dalë hapur në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, në kërkesat e tyre për të drejtat themelore – veçanërisht për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Dr. Aqif Mehdiu u drejtohet studentëve me fjalë inkurajuese:

“Studente e dashur, hiç mos u mërzit… Ju vetëm mësoni dhe mendoni për atdhe, se Shkodranja i ka kismetet gati në tavan! Atdheu ynë është Maqedonia… Ne atdhe tjetër nuk kemi dhe UÇK-ja luftoi me pushkë në dorë për atdhe, për tokat tona stërgjyshore dhe varret e të parëve tanë!

Prandaj, me kokën lart dhe krenari, tregoni atyre që quhen maqedonas se ne jemi shqiptarë, por Maqedonia është atdhe dhe i yni. Se nëna e Lekës është bija jonë… se ndoshta edhe ata vetë mund të jenë shqiptarë ortodoksë si xha Branku, përpos atyre që erdhën nga Karpatet, që janë sllavë…

Ballin lart, rinia heroike e popullit tim… se jeni në SHTËPINË TUAJ!”

 



Të ndryshme
Më shumë