TV LIVE
ShowBiz
30 April 2026
'I zë vendin Trump-it', këngëtarja shqiptare këmbë për mbi këmbë në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë

Bleona Qereti ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa fotografi të publikuara së fundmi, ku shfaqet e ulur këmbë mbi këmbë në një ambient që ngjan me Zyrën Ovale të White House.

E veshur me një fustan të zi elegant me prerje asimetrike dhe me flokët e kapura lart, këngëtarja shqiptare u komentua gjerësisht nga ndjekësit, pasi në pamje dukej sikur kishte “zënë vendin” e Donald Trump në zyrën presidenciale.

Megjithatë, vetë Bleona sqaroi situatën përmes mbishkrimit që shoqëronte postimin në “Instagram”. Ajo shkroi:

“Para se të trembeni, rrëshqitni djathtas, është një set/dekor, jo Shtëpia e Bardhë e vërtetë.”
Postimi u bë menjëherë viral, ndërsa fansat reaguan me komente të shumta për paraqitjen dhe skenografinë që imitonte Zyrën Ovale.

Kujtojmë se artistja ishte së fundmi pjesë e ''White House Correspondents' Dinner'' në Uashington, një nga eventet më të njohura që mbledh figura të politikës, medias dhe showbizit amerikan.



Të ndryshme
Më shumë