TV LIVE
Kuriozitete
28 April 2026
Vlora si “kartolinë” pranvere, mes detit dhe qiellit të kaltër

Qyteti bregdetar i Vlorës ngjan me një “kartolinë” të paqtë këtë fund prilli, mes qiellit të kaltër dhe detit.

Edhe pse sezoni i plazhit ende nuk është çelur zyrtarisht, shumë vizitorë vendas dhe të huaj vazhdojnë të zgjedhin Vlorën për të shijuar rrezet e diellit, duke u larë edhe në det.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një foto nga ballkoni i një apartamenti në qytetin bregdetar, ndërsa e etiketon si një “pamje të qetë nga Vlora mes luleve”.

Qyteti bregdetar i Vlorës është një nga qendrat më të rëndësishme turistike, me një numër të madh atraksionesh kulturore dhe natyrore.

Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët udhëtojnë nga porti i Vlorës me anije turistike.

E cilësuar si perla e jugut, Vlora është tejmbushur këtë sezon me turistë vendas dhe të huaj të cilët shijojnë bregdetin shkëmbor dhe ujërat e kristalta të detit.

 



Të ndryshme
Më shumë