TV LIVE
ShowBiz
28 April 2026
“Je fëminore, shko në kopsht bashkë me fëmijët e tu”/ Debat i fortë mes Sarës dhe Mozës, fermerja “shpërthen” në lot

Një debat i zjarrtë mes Mozës dhe Sarës në Ferma VIP ka përfshirë edhe fëmijët e dy konkurrenteve.

Gjatë punëve në fermë, ishte Moza ajo që iu drejtua Sarës: Ik në kopsht bashkë me fëmijët e tu.

Kjo deklaratë ka prekur shumë Sarën, e cila shpërtheu edhe në lot.

Moza u shpreh se nuk kishte prekur fëmijët, por kishte përdorur një krahasim për të theksuar sjelljen e Sarës, duke e cilësuar atë si “fëminore”.

Pjesë nga biseda:

Sara: Je manipuluese. Kërko ndjesë aty dhe kaq.

Moza: Manipuluese je ti.

Ermal: Më erdhi keq që i pashë. Nuk është bukur që dy gra të zihen në atë formë. Kam dëgjuar fëmijë që shahen nga mamatë, por mama që shahen nga fëmijët i pashë këtu.

Sara: Unë nuk shava askënd. Mua mu tha “psikomanjake”. M’u tha “shko në kopshtin e fëmijëve”.

Ermal: Ti u kundërpërgjigje, je më pak në faj. Kur një nëne i preken fëmijët…

Moza: Nuk ia preka fëmijët. I thashë “shko me kalamajtë në kopsht”. Si ia preka? I thashë “ke nivel kalamaje”. Pse fjala “fëmijë” është e ndaluar? Unë preka këtë që ka nivel kalamani. Është fëminore me të gjitha këto që bën.

Ermal: Edhe ajo ra pre e sulmit tënd. Ndaj mos përfshini njerëz që janë jashtë fermës, e sidomos fëmijët.

Einxhel: Ka një problem thelbësor që është të pranuarit kur je në gabim. Përmendja e fëmijëve në këtë kontekst, për një nënë që ka 1 muaj pa i parë, pa i takuar, pa e ditur si janë…

Moza: E kisha kompliment për fëmijët, se kanë nivel më të lartë se kjo. Gjithsesi, fëmijët e Sarës i përshëndes.

Sara: As mos i përshëndet fare! Boll se le nam.

/vizionplus.tv



Të ndryshme
Më shumë