TV LIVE
Nga Rajoni
27 April 2026
Kurti nuk i përgjigjet pyetjes për Vjosa Osmanin për presidente

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjigjur në pyetjen nëse do ta pranonte ish-presidenten Vjosa Osmani si kandidate për postin e presidentit të vendit.

Kurti, pas pyetjes së gazetarëve, nuk ka dhënë koment dhe ka vazhduar për në seancën e Kuvendit të Kosovës të mbajtur në nderim të akademikut Rexhep Qosja.

Ndërkohë, nesër përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke e rritur presionin politik për arritjen e një marrëveshjeje mes partive.



Të ndryshme
Më shumë