TV LIVE
Kuriozitete
27 April 2026
Pamje nga një copëz parajse në Pukë

Puka është shndërruar në një prej atraksioneve më të veçanta turistike të veriut, duke u renditur në mesin e destinacioneve me turizëm gjithëvjetor.

Kryeministri Edi Rama, ndau pamje të një investimi shumë pranë qytetit të Pukës, të cilin e ka etiketuar si një “copëz parajse”.

Në këtë video shfaqen imazhet e një atraksioni të veçantë që ngjan me një vendpushim të dominuar nga gjelbërimi, drurët e lartë dhe një sipërfaqe ujore.

Investimet publike në Pukë e kanë shndërruar këtë qytet në një qendër urbane moderne, me standarde dhe vlera të një atraksioni të veçantë turistik për resurset dhe pozicionin gjeografik ku gjendet.

Përveç shëtitores edhe liqeni është kthyer në një destinacion turistik dhe ofron për të gjithë vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin.

Puka është një qytet alpin në veri të Shqipërisë, 145 km nga Tirana. Ajo mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra, për të përballuar më tej ditët e lodhshme të punës dhe zhurmat e qyteteve të mëdha. Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh.

Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizimit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit.



Të ndryshme
Më shumë