TV LIVE
Nga Bota
24 April 2026
‘Do t’i mbrojmë nga Hezbollah’, Trump: Armëpushimi Izrael-Liban zgjatet për tre javë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit është zgjatur për tre javë, pas negociatave të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara që u zhvendosën në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Gazeta Metro.

Sipas tij, marrëveshja është arritur pas takimeve me përfaqësues të të dy vendeve në Shtëpinë e Bardhë.

“Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të zgjasin armëpushimin mes Izraelit dhe Hezbollahut për tre javë pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë të enjten”, ka thënë Trump, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Trump ka deklaruar po ashtu se SHBA-ja ka luajtur rol aktiv në arritjen e marrëveshjes dhe synon të ndihmojë Libanin në forcimin e kapaciteteve të tij të sigurisë përballë Hezbollahut.

“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Libanin për ta ndihmuar që të mbrohet nga Hezbollahu”, ka deklaruar Trump në një reagim të tij.

Pavarësisht armëpushimit dhe caktimit të zonës së sigurisë nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nuk kanë ngurruar dhe s’kanë ndaluar veprimet ushtarake kur kanë zbuluar shkelje nga ana e terroristëve Hezbollah.

Megjithëse palë ndërluftuese në Liban janë grupi terrorist vasal i teokracisë islamiste në Iran dhe Izraelit, organizata terroriste është përjashtuar nga negociatat pasi ka dështur të respektojë secilën marrëveshje të arritur që nga 2006’ta./gazetametro.net



Të ndryshme
Më shumë