TV LIVE
ShowBiz
23 April 2026
Këngëtari i njohur turk habit me deklaratën pas daljes nga spitali: Pasurinë nuk ua lë fëmijëve, do t’ia kaloj shtetit!

Ibrahim Tatlises ka tërhequr vëmendjen e mediave turke me deklaratat e tij pas daljes nga spitali, ku ishte shtruar që prej 7 prillit dhe i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në fshikëzën e tëmthit.

 

Pas daljes nga spitali, këngëtari i njohur dha deklarata për mediat që kanë shkaktuar reagime të shumta në Turqi. Ai foli për gjendjen e tij shëndetësore dhe për ditët e qëndrimit në spital, por edhe për marrëdhëniet familjare, duke lënë të kuptohet se raportet brenda familjes nuk janë të gjitha të mira.

Tatlises u shpreh se kishte kërkuar vetë që disa nga fëmijët e tij të mos e vizitonin gjatë qëndrimit në spital. Ai veçoi vajzën e tij Tugçe, ndërsa për djalin Ahmet Tatlises nënkuptoi se marrëdhënia mes tyre vijon të jetë e tensionuar.

“Jo të gjithë janë në vendin që meritojnë në zemrën time”, deklaroi ai, duke shtuar se nëse do të ishte në vendin e fëmijëve të tij, nuk do ta linte kurrë vetëm babanë në një situatë të tillë.

TATLISES DHE FEMIJET

Deklarata që ka ngjallur më shumë debat lidhet me trashëgiminë e tij. Tatlises u shpreh se pasurinë nuk do t’ua lërë fëmijëve, por shtetit turk. Sipas tij, gjithçka që ka ndërtuar është rezultat i punës së tij personale dhe secili duhet të krijojë vetë rrugën e tij në jetë. Ai shtoi gjithashtu se trashëgimia më e madhe që u lë fëmijëve është emri i tij.

Në fund të prononcimit, artisti qetësoi fansat duke bërë të ditur se po përgatit projekte të reja muzikore. Ai njoftoi publikimin e këngës “Baboş” gjatë kësaj jave dhe nuk mungoi as një parashikim sportiv, ku deklaroi se në derbin e ardhshëm “Fenerbahçe do të fitojë”.



Të ndryshme
Më shumë