-zëvendëskryeministri dhe ministri Artan Grubi mbetet në arrest shtëpiak, me sigurim policor 24-orësh. Nga Prokuroria për “Fokus” bëjnë të ditur se kanë kërkuar vazhdimin e së njëjtës masë për sigurimin e të dyshuarit, ndërsa Gjykata Penale e ka pranuar kërkesën.
Grubi, pas më shumë se 14 muajsh në arrati, u kthye më 23 shkurt, por në vend që të dërgohej në paraburgim në “Shutkë”, ai arriti të sigurojë arrest shtëpiak për shkak të kërcënimeve ndaj sigurisë.
Grubi dyshohet, së bashku me një tjetër të arratisur, ish-drejtorin e Lotarisë, Përparim Bajrami, për keqpërdorime në furnizimin me aparate VLT, ku sipas vlerësimit të MPB-së, shteti është dëmtuar për më shumë se 8 milionë euro.
Ish-funksionari, disa ditë para se të bëhej i dyshuar në dhjetor 2024, ishte vendosur në listën e zezë amerikane së bashku me gjyqtarin Enver Bexheti, për shkak të dyshimeve për korrupsion në lëndë gjyqësore.