Ligji i ri për Arsimin e Lartë, ka nxitur përplasje politike mes pushtetit dhe opozitës, përkatësisht mes përfaqësuesve të VLEN dhe BDI-së.
Zëvendëskryeministri Bekim Sali bëri të ditur se ligji është përpunuar duke përfshirë sugjerimet e universiteteve shqiptare, duke theksuar se bëhet fjalë për një draft të balancuar që synon të përmbushë nevojat e arsimit të lartë në të ardhmen.
Megjithatë, nga opozita, deputetja e BDI-së Arbana Pasholli kundërshtoi këtë qasje, duke vlerësuar se shumë nga vërejtjet nuk janë marrë parasysh.