TV LIVE
Sport
22 April 2026
Al Nassr drejt historisë, Cristiano Ronaldo mund të luajë me djalin e vet në ekipin e parë

Al Nassr po shqyrton seriozisht një vendim të bujshëm për sezonin e ardhshëm: promovimin e Cristiano Ronaldo Jr. në ekipin e parë, duke hapur mundësinë historike që ai të luajë përkrah babait të tij, Cristiano Ronaldo, në elitën e futbollit saudit.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit nga Riadi do të marrin vendimin përfundimtar në fund të sezonit, pas një vlerësimi teknik për të parë nëse talenti i ri është gati të kontribuojë në projektin sportiv të skuadrës. Cristiano Junior, i cili aktualisht është 15 vjeç dhe do të mbushë 16 në qershor, konsiderohet një nga premtimet më interesante të brezit të tij.

Me Ronaldon që ka ende një vit kontratë dhe është i vendosur të shndërrojë kryesimin në kampionat (76 pikë) në titull, promovimi i djalit të tij do të përfaqësonte një lëvizje të paprecedentë në historinë e futbollit botëror, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë të marketingut.

Qëllimi i klubit është të maksimizojë potencialin sportiv dhe ndikimin global të familjes ‘Ronaldo’, duke përmbushur edhe dëshirën e legjendës portugeze për të kaluar “stafetën” drejtpërdrejt në fushë, përpara se të vendosë t’i japë fund karrierës së tij të jashtëzakonshme.



Të ndryshme
Më shumë