TV LIVE
Nga Vendi
20 April 2026
Voziste 178 km/h aty ku lejohet 80 km/h, në rrugën Gostivar-Tetovë, policia ia merr veturën

Dje (19.04.2026) në orën 18:50, në aksin rrugor Gostivar – Tetovë, zyrtarët policorë nga Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor kanë ndaluar një automjet pasagjerësh të llojit “Mercedes” me targa të Gostivarit.

​Përmes automjetit special matës (presretuç) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është regjistruar se automjeti lëvizte me një shpejtësi prej 178 kilometrash në orë jashtë vendbanimit, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.
​Automjeti është sekuestruar menjëherë, ndërsa shoferi me iniciale K.I. (44 vjeç) nga Gostivari do të përballet me sanksionet e parashikuara ligjore, sipas dispozitave të neneve 297-a dhe 300-b të Kodit Penal.
​Ministria e Brendshme njofton se kontrollet e trafikut me automjete speciale “presretuç” do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim sanksionimin e shkelësve, rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen e pjesëmarrësve në komunikacion.

​Drejtimi i mjetit me shpejtësi mbi normat e lejuara është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, të cilat shpesh rezultojnë me pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, në mënyrë që të kontribuojmë bashkërisht për rrugë më të sigurta.



Të ndryshme
Më shumë