TV LIVE
Sport
20 April 2026
Trofe dhe rekorde, Bayern nuk di të ndalet, feston titullin në Gjermani

I duhej vetëm 1 pikë për të festuar titullin në Gjermani, por Bayern del me 3 pas suksesit 4-2 përballë Shtutgart. Ekipi i Kompany mbyll matematikisht llogaritë në Bundesligë duke bërë për vetë titullin e 35-të në histori. Për të dytin vit radhazi, Bayern feston me trofeun në duar, por festa nuk ishte e plotë pasi mungonte trofeu origjinal, dhe sigurisht dushi me birra. Gjigandët gjerman bëjnë për vetë trofeun e dytë sezonal, pas Superkupës hipotekojnë edhe Bundesligën, ndërsa janë në garë, në fazën gjysmëfinale në Kupën e Gjermanisë dhe në Champions League.

https://www.youtube.com/watch?v=yT0SezRItTA

Shifrat dhe forma që po kalon Bayern bën që tifozët të ëndërrojnë për një fund perfekt, ku “Tripleta” nuk është aspak e pamundur. Ndaj Shtugart dolën me 3 pikë pas një triumfi 4-2 me përmbysje, ku Guerreiro, Jackason, Davies dhe Harry Kane gjetën rrugën e rrjetës. Falë këtij “pokeri”, Bayern thellon akoma më shumë rekordin e golave në një sezon të vetëm duke e dërguar në 109 gola të shënuar.

https://www.youtube.com/watch?v=hLLVj_OOXEQ

19 lojtarë të Bayern kanë gjetur rrugën e rrjetës, të udhëhequr nga Harry Kane me 32 gola të shënuar vetëm në Bundesligë. Një tjetër rekord, janë numri i golave të shënuar në transfertë, 49 gola. Me 4 javë në dispozicion, Bayern vetëm mund të thellojë akoma më shumë këto rekorde, por tani e gjithë vëmendja është te sfida dyshe me PSG ku në vallë është një biletë për në finalen e Champions League.



Të ndryshme
Më shumë