TV LIVE
Nga Vendi
18 April 2026
FSHATI QAFË GATI PËR 1 MAJ, POR RRUGA NGA GOSTIVARI MBETET PROBLEM PËR VIZITORËT

Fshati malor Qafë, i vendosur mes Kërçovës dhe Gostivarit, po bëhet gati të presë vizitorë të shumtë për festën e 1 Majit, kur tradicionalisht qytetarë nga zona të ndryshme zgjedhin këtë destinacion për pushim dhe rekreacion në natyrë.
I njohur për pamjet e tij piktoreske dhe ajrin e pastër malor, Qafa ofron kushte të përshtatshme për qëndrim ditor, ndërsa tre restorantet që operojnë në këtë zonë janë tashmë të përgatitura për të mirëpritur vizitorë të shumtë me fillimin e sezonit pranveror.
Megjithatë, pavarësisht potencialit dhe interesimit të madh, një nga problemet kryesore mbetet infrastruktura rrugore nga ana e Gostivarit. 
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, duke theksuar se përmirësimi i rrugës do të ndikonte drejtpërdrejt në zhvillimin e fshatit i cili tashmë falë qafalive është ringjallur .



Të ndryshme
Më shumë