TV LIVE
Sport
17 April 2026
Trajneri Edlir Tetova zyrtarizon largimin nga Egnatia në fund të sezonit

Konfirmohet lajmi i RTSH Sport, trajneri Edlir Tetova ka pohuar sot në konferencë shtypi se ka vendosur të largohet nga Egnatia në fund të sezonit. Trajneri durrsak u shpreh se është një vendim personal i tij.

“Desha të komunikoj se kam marrë një vendim për të ndarë rrugët me Egnatian në fund të këtij sezoni. Është vendim personal, për të cilin kam diskutuar edhe me presidentin Demrozi”, – tha fillimisht trajneri kampion në fuqi.

Trajneri Tetova ka fituar gjithçka në krye të Egnatias, dy tituj kampion dhe dy Kupa të Shqipërisë. Ai e ka drejtuar këtë skuadër për gati 4 vjet dhe ka shkruar historinë me arritjet sportive.

Edlir Tetova, sipas burimeve të RTSH Sport, sezonin e ardhshëm do të marrë drejtimin e Teutës, skuadrës së qytetit të tij.  



Të ndryshme
Më shumë