TV LIVE
Nga Vendi
16 April 2026
BREZI QË DO TË VENDOSË FATIN E SHTETIT” – Ali Ahmeti hap garën për Akademinë Politike të BDI-së!

Ali Ahmeti ka bërë thirrje të fortë për angazhimin e të rinjve, duke e cilësuar Akademinë Politike të Bashkimit Demokratik për Integrim si një projekt strategjik për të ardhmen e vendit dhe të shqiptarëve në rajon.

Në një mesazh motivues, Ahmeti theksoi se të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por bartësit e drejtpërdrejtë të vazhdimësisë së vizionit shtetformues dhe kombëtar. Sipas tij, investimi në edukimin dhe formimin politik të tyre është detyrim dhe jo zgjedhje.

Ai nënvizoi se Akademia Politike e BDI-së përfaqëson një investim konkret në brezat që do të udhëheqin nesër, duke ofruar një program të strukturuar në pesë module kyçe: nga përpjekjet historike dhe themelimi i partisë, te Marrëveshja e Ohrit si themel i shtetit të ri, roli i shqiptarëve në rajon, komunikimi politik dhe procesi i integrimit europian.

“Integrimi europian nuk është një premtim politik, por një projekt gjenerate dhe rruga jonë e vetme drejt stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm,” theksoi Ahmeti, duke iu drejtuar të rinjve si forca që do ta çojë këtë proces përpara.

Ai shtoi se formimi politik nuk është privilegj, por përgjegjësi: dija e historisë ndërton identitetin, kuptimi i institucioneve jep mjetet, aftësitë komunikuese krijojnë ndikim, ndërsa vizioni europian përcakton destinacionin.

Afati për aplikim në Akademinë Politike të BDI-së mbetet i hapur deri më 28 prill, ndërsa interesimi i të rinjve pritet të jetë i lartë për këtë program që synon krijimin e elitës së ardhshme politike. (INA)

https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fforms.gle%2Fy57QRwMjK1xqYShY9%3Ffbclid%3DIwZXh0bgNhZW0CMTAAYnJpZBExTG44MGF6SURlbWkxQ2d6d3NydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR7YzKC1tg7-dmobsjC8t0qmBa0-X_nTjNnajE96Lp4m4AfK_-f9LtP-DD68xg_aem_ceseppuJ46PPiWPipnvWqg&h=AT55BKupRUkrYla3Z2hUtDDjYh6tdK-GxAk9xFX3WEQj9uQDCU7OXc0F8AjSlcf3qf9tJo8DJTUTE6xO6NOyDGxwsd6m_lrPjH2Sj-pqSY3juMTx6ghaBbv3PdF2DsVVOPAaVNaxPuFWX_Qf&__tn__=-UK-R&c[0]=AT5jHh5ckDum1S-a6zj3vOJFn_wncvmJjPkTmG7bICcOJFmhkDufeKSVdPvgUXDsZ9lagEEcBn27eyTVB2IyDpBTNsm8mjWhBUszwhij3C4lffywZvHm567HYSMVSjqUEzapuP85-DHKAC6hXKenerOubT-bPCcS03rnVXksnwVoOF-ABid7N-lzaNTXcQ6XRYMRDU_8E1AwthfOIISW13XgoFgfkpE

Mund të jetë një grafik i teksti që thotë "AKADEMIA POLITIKE Bashkimi Demokratik pör Integrim QendraAnaitiksHulumtuese QendraAnalitike Hulumtuese "ABDILAQIM ADEMI" historia ek ardrmja rrugi สุณทโย ae deslinacion sirafeajik. MODULI 01 HISTORIA DHE PERPJEKJA MODULI 02 Kush jemi? Si Sil ardhur deri këtu? Çda politik fillan me kuptimin historisễ. SHTETFORMIMI DHE Te DREJTAT MODULI 03 Cila ështę baza juridike dhe kushtetuese barazisé sone? hri sik kontraté palitike. DIMENSIONI RAJONAL Nuk jem mi vetem. shqiptaretnẽ Ballkan realitet kolektiv me peshë strategjike. MODULI 04 njé MJETET E POLITIKES MODERNE MODULI 05 komunikimi, dhes ndërtojmé mesazhe dhe krizave. DESTINACIONI STRATEGJIK Europa është vetem destinacion- është një garanci për drejtat, stabilitetin he zhvillimin."



Të ndryshme
Më shumë