TV LIVE
Nga Vendi
16 April 2026
Të punësuarit në institucionet kulturore protestojnë para Ministrisë së Kulturës, kërkojnë paga më të larta

Ka nisur protesta para Ministrisë së Kulturës në Shkup, përcjell TV21. Sindikata e Kulturës proteston, për siç thonë, mos-respektimin e marrëveshjeve kolektive dhe injorimin institucional të punëtorëve në kulturë. Paraprakisht, protesta u mbështet edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për Marrëveshjen Kolektive të Kulturës, por për të gjitha marrëveshjet kolektive në të cilat është përcaktuar mënyra dhe metodologjia e llogaritjes së pagës, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pagën mesatare apo minimale sipas koeficientit të kompleksitetit, pavarësisht nëse është paga më e ulët sipas koeficientit të kompleksitetit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për përqindje shtesë për rritjen e pagës, etj”, shkroi Sllobodan Trendafillov, kryetar i LSM-së.



Të ndryshme
Më shumë