TV LIVE
Nga Bota
16 April 2026
Tragjedi në Ekuador, 14 të vdekur dhe 29 të plagosur! Autobusi bie në përrua

Të paktën 14 persona u vranë dhe 29 të tjerë u plagosën kur një autobus ra në një përrua në Ekuadorin jugor, të mërkurën, sipas një numri të ri të viktimave të publikuar nga qendra kombëtare e emergjencave në vendin e Amerikës së Jugut.

Aksidenti ndodhi pranë Moyeturo, në provincën Asuay të Andeve. Sipas shërbimit të emergjencës ECU911, autobusi doli nga rruga dhe ra në një përrua përpara se të merrte flakë .

“Deri më tani, numri i personave që kanë vdekur në aksident në rrugën Cuenca-Moyeturo ka arritur në 14 dhe ai i të plagosurve ka arritur në 29”, raportoi ECU911 nëpërmjet X.

Anëtarët e “personelit të shërbimeve të shpëtimit” po kryejnë një operacion “të koordinuar” në vendngjarje “në kërkim të personave të tjerë” që mund të kenë humbur jetën, shtoi i njëjti burim, pa specifikuar megjithatë se sa persona ishin në automjet.

Aksidentet rrugore janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes në vendin e Amerikës Latine. Vitin e kaluar, aksidentet rrugore morën jetën e rreth 2,000 ekuadorasve, numri më i keq vjetor u regjistrua në vitin 2023, kur, sipas shifrave zyrtare, 2,373 njerëz humbën jetën në rrugët e Ekuadorit.

 



Të ndryshme
Më shumë