TV LIVE
Kuriozitete
16 April 2026
Gratë arbëreshe në Samitin e Diasporës: Mëma jonë është Shqipëria, lutjet e traditat i kryejmë në shqip

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme publikoi ditën e sotme mesazhet e vajzave dhe grave arbëreshe që kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e IV të Diasporës.

Një prej pjesëmarrëseve, e pyetur se si e ka trashëguar gjuhën shqipe, deklaroi se në familjen e saj gjuha është ruajtur përmes nënës, që ka folur gjithmonë shqip.

Një tjetër zonjë që u shfaq në samit e veshur me kostumin tradicional arbëresh deklaroi se komuniteti arbëresh në Itali vijon t’i kryejë lutjet në kishë dhe të gjitha traditat e tjera në gjuhën shqipe.

“Prandaj Shqipëria është si mëma jonë ,ne kemi dhe këngën Itali e bukur na dhe shtëpinë dhe na bëre, por mëma jonë është ajo Shqipëria. Ne e kemi ruajtur traditat, kemi ruajtur apariren/veshjet. Ne dhe tek Kisha flasim arbëresh, themi Meshen arbëresh, themi lujtjet arbëresh, kur martohet nusja me dhëndrrin bëjme tradicionin arbëresh”, tha ajo.



Të ndryshme
Më shumë