TV LIVE
Nga Vendi
15 April 2026
NË SHF"DR.VLLADIMIR POLEZHINOSKI" NË KËRÇOVË U MBAJT PANAIRI RAJONAL I SHKENCËS “SHKENCA DHE UNË”

Në ambientet e shkollës fillore “Dr. Vlladimir Polezhinoski” në Kërçovë u mbajt panairi rajonal i shkencës “Shkenca dhe unë”, realizuar nga “Maqedonia 2025”, në bashkëpunim me kompaninë Xhonson Meti dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës nga disa shkolla të rajonit dhe nga Shkupi, të cilët prezantuan shpikjet dhe punimet e tyre kreative, të përgatitura së bashku me mësimdhënësit e tyre.
Të pranishmit fillimisht i përshëndeti drejtori i shkollës  Goran Karafilloski i cili ju uroj mirëseardhje në këtë panair.

I pranishëm në panairin e shkencës ishte edhe kryetari i Komunës së Kërçovës,Aleksandar Jovanovski i cili vuri theksin tek rëndësia e shkencës.

Ndërsa Vjollca Mehmeti-Nuredini nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit tha se kjo nismë është një mundësi e mirë edhe për mësimdhënsit e lëndëve të shkencave natyrore

Nikica Mojsoska Blazhevski, drejtoreshë ekzekutive e Maqedonia 2025, në fjalimin e saj u ndal te qëllimet e projektit dhe panairet e shkencës.

Ndërsa Aljena Beqiri nga kompania Xhonson Meti ,tha se kjo kompani krahas synimeve të saja , për prioritet ka edhe mbështetjen e të rinjëve.

Me këtë rast nxënësit e SHF “Dr. Vlladimir Polezhinoski” para të pranishmive u paraqitën edhe me disa pika artistike, ndërsa në fund të pranishmit ndoqën punimet e nxënësve pjesëmarrës në këtë panair shkencor.


 



Të ndryshme
Më shumë