Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj koalicionit VLEN dhe Qeverisë, duke e cilësuar ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat si “mashtrim politik” dhe produkt të VMRO-DPMNE. Në emisionin ZOOM në RTM2, Sela hodhi poshtë pretendimet e VLEN-it se janë bartës të kësaj kauze, duke theksuar se ai vetë e ka ngritur këtë çështje që në vitin 2017 dhe e ka pasur si shtyllë të fushatës në vitin 2020. Sipas tij, ajo që po servohet sot nuk është reformë, por një “kopje e dështuar” e balancuesit që edhe më tej do të mbajë situatën e status quo-s për shqiptarët në Maqedoni të Veriut.Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj koalicionit VLEN dhe Qeverisë, duke e cilësuar ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat si “mashtrim politik” dhe produkt të VMRO-DPMNE. Në emisionin ZOOM në RTM2, Sela hodhi poshtë pretendimet e VLEN-it se janë bartës të kësaj kauze, duke theksuar se ai vetë e ka ngritur këtë çështje që në vitin 2017 dhe e ka pasur si shtyllë të fushatës në vitin 2020. Sipas tij, ajo që po servohet sot nuk është reformë, por një “kopje e dështuar” e balancuesit që edhe më tej do të mbajë situatën e status quo-s për shqiptarët në Maqedoni të Veriut.