TV LIVE
Nga Rajoni
15 April 2026
“Bota përmbys”, ish-kryebashkiaku i New York “bëhet shqiptar”, Rama: Kush e kishte imagjinuar ndonjëherë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë nga ceremonia e dhënies së pasaportës shqiptare për ish-kryebashkiakun e New York City, Eric Adams.

Në postimin e publikuar në Facebook, Rama e cilëson këtë zhvillim si simbolik dhe të pazakontë, duke e lidhur me forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe një prej qyteteve më të rëndësishme në botë.

Sipas tij, Adams është një mbështetës i njohur i komunitetit shqiptar në Nju Jork dhe kishte shprehur më herët dëshirën për të vizituar Shqipërinë. Gjatë qëndrimit në Tirana, ai është shprehur i impresionuar nga qyteti, duke e cilësuar si një “Nju Jork të vogël” dhe duke kërkuar të bëhet qytetar shqiptar.

Bota përmbys
Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë(?) Askush
Si? Pse? Sepse Eric Adams është një mik i madh i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe kishte premtuar ta vizitonte Shqipërinë përpara mbylljes së mandatit. Kur erdhi në Shqipëri, i pëlqeu aq shumë Tirana sa tha: A mund të bëhem qytetar i këtij Nju Jorku të vogël që kurrë s’e imagjinoja kaq tërheqës?
Dhe kështu kryetari i bashkisë më të famshme të botës, u bë me ligj e me zakon një ambasador i Shqipërisë së rilindur“, shkruan Rama.



Të ndryshme
Më shumë