TV LIVE
Sport
14 April 2026
Barcelona ankohet për gjendjen e fushës së “Metropolitano”-s, stadiumit të Altetico Madrid, ku do të luaj ndeshjen e kthimit të Champions-it

Barcelona ka shprehur shqetësime pranë UEFA-s lidhur me gjendjen e fushës në stadiumin “Metropolitano”, përpara përballjes vendimtare ndaj Atlético Madridit në çerekfinalen e Champions League.

Trajneri i katalanasve, Hansi Flick, është parë duke diskutuar me delegatin e UEFA-s gjatë seancës së fundit stërvitore, duke treguar drejt fushës dhe duke komentuar mbi gjatësinë e barit. Këto pamje kanë nxitur menjëherë spekulime se Barcelona nuk ishte plotësisht e kënaqur me kushtet e terrenit përpara një ndeshjeje kaq të rëndësishme.

Megjithatë, sipas raportimeve, drejtuesit e klubit katalanas kanë sqaruar se nuk është paraqitur asnjë ankesë zyrtare. Pavarësisht kësaj, konfirmohet se Flick ka bërë vërejtje ndaj përfaqësuesve të UEFA-s, të cilët më pas kanë ndjekur procedurat standarde të inspektimit të fushës para ndeshjes. Në anën tjetër, Atlético Madridi ka hedhur poshtë çdo pretendim për probleme me terrenin. Sipas klubit madrilen, fusha është në gjendje shumë të mirë, madje më e mirë krahasuar me një muaj më parë.

Ata kanë theksuar gjithashtu se temperaturat më të larta në Madrid gjatë javëve të fundit kanë ndikuar pozitivisht në cilësinë e barit në stadium. Kujtojmë se Atlético Madridi e ka fituar ndeshjen e parë në “Camp Nou” me rezultatin 2-0 dhe synon ta ruajë këtë avantazh në shtëpi. Ndërkohë, Barcelona do të tentojë një përmbysje të madhe për të siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij kompeticioni prestigjioz evropian.



Të ndryshme
Më shumë