TV LIVE
Sport
11 April 2026
Inter, Sommer s’e fsheh ambicien: Duam titullin dhe Kupën e Italisë, për të ardhmen të shohim…

Yan Sommer hapet në 360 gradë. Portieri i Interit ka folur për shumë tema në një intervistë për ‘Sportmediaset’ duke nisur nga faza finale e sezonit e deri te Botërori me Zvicrën pa harruar të përmendë dhe të ardhmen e tij.

‘Diferencat mes Chivu dhe Inzaghit? Nuk më pëlqen të bëj krahasime-tha Sommer-kemi kaluar momente shumë të bukura me Simeonen dhe tani me Christian. Chivu është një trajner që flet shumë me lojtarër, dëgjin atë që mendojme dhe për ne kjo është e rëndësishme. Përsa i përket aspektit të lojës, kemo ndryshuar pak në krahasim me më parë; jemi më vertikalë’

Sommer më pas foli për fazën finale të sezonit që pret zikaltrit dhe dëshirën për të ngritur trofe.

‘Gjendemi në një situatë të mirë; kemi punuar shumë për të arritur deri këty dhe tani na mbeten 7 ndeshje shumë të rëndësishme. Kupa e Italisë dhe kampionati janë 2 objektiva të mëdha në këtë sezon ku duam të fitojmë tituj; duam si kupën ashtu edhe kampionatin. Por tani është shumë e rëndësishme që të ecim hap pas hapi dhe të qëndrojmë të përqendruar  në atë që duam të bëjmë’-vijoi Sommer

Edhe sezonin e kaluar, Interi në muajin prill ishte në garë në të gjitha frontet, për të mbetur më pas me duar bosh.

‘Vitin e kaluar bëmë një sezon të bukur; humbëm titullin me 1 pikë dhe futbolli është i tillë-shtoi Sommer-në kërë moment nuk po mendojmë për mbylljen e sezonit, por jemi të përqendruar te ndeshja e radhës. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë; mendojmë për sfidat me radhë, më pas të shohim’.

Portieri zikaltër foli edhe për të ardhmen duke qenë se në qershor skadon kontrata e tij me Interin.

‘Jam shumë i kënaaqur që luaj këtu, për këtë klub, këta tifozë, edhe stadiumi më pëlqen shumë-tha Sommer-deri tani kam përjetuar 3 sezone te Interi dhe ka qenë vërtet një periudhë e bukur. Më pas do të mendojmë për atë që do të ndodhë pas fundit të këtij sezoni’.

Portieri zikaltër flet edhe për Zvicrën e tij dhe Botërorin që po afron.

‘A jam penduar që u tërhoqa? 100% jo-shtoi Sommer-u mendova përpara se të merrja atë vendim dhe në fund zgjodha kështu sepse ishte gjëja më e mirë për mua, për familjen time në atë moment të karrierës dhe jetës sime. Do të shoh me kënaqësi ish shokët e mi të skuadrës dhe do t’i mbështes nga shtëpia’.

Sommer e mbylli intervistën e tij me opinionet e kolegëve të tij në Serie A dhe në botë.

‘Në Itali,  ka shumë portierë që më pëlqejnë shumë-tha Sommer-këtë vit mendoj se Svilar ka bërë një sezon shumë të mirë, edhe Butez i Como e shumë të tjerë. Edhe në përgjithësi është e vështirë sepse gjërat varen shumë nga momentet, tani do të thoja që më pëlqen Courtois; në ndeshjet e fundit më ka impresionuar’.



Të ndryshme
Më shumë