TV LIVE
Nga Vendi
10 April 2026
Transporti në Shkup gjatë Pashkëve do të qarkullojë sipas orarit të së dielës

Transporti publik i qytetit në Shkup gjatë festave të Pashkëve do të qarkullojë sipas orarit të së dielës, njoftojnë nga NTP Shkup.

“Me rastin e festës fetare të Pashkëve, gjatë fundjavës së zgjatur nga 10 deri më 13 prill, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës.

Të shtunën, biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të punojnë me orar të rregullt: biletaritë që punojnë me një ndërrim do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 13:00, ndërsa biletaritë dhe qendrat e personalizimit që punojnë me dy ndërrime do të punojnë nga ora 08:00 deri në 18:00.

Të premten dhe të dielën do të jetë e hapur vetëm biletaria në Qendrën e Transportit, me orar nga ora 08:00 deri në 14:00. E hëna është ditë jo pune për të gjitha biletaritë dhe qendrat e personalizimit”, njoftojnë nga NTP Shkup.



Të ndryshme
Më shumë