Përvjetori i Betejës së Koshares është shënuar me homazhe në kompleksin memorial, ku udhëheqës politikë dhe ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kujtuar të rënët dhe rëndësinë historike të kësaj beteje.Lideri i BDI-së, ish-komandant i UÇK-së, Ali Ahmeti, e cilësoi 9 prillin si një nga ditët më të rëndësishme në historinë kombëtare, duke theksuar sakrificën dhe rolin e luftëtarëve në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.