TV LIVE
Nga Bota
9 April 2026
Sulmet në Liban, Irani: SHBA-të duhet të zgjedhin mes luftës dhe paqes

SHBA-të duhet të zgjedhin mes luftës dhe paqes. Ky është mesazhi i drejtpërdrejtë i zëvendësministrit të Jashtëm të Iranit, Saeed Khatibzadeh, gjatë një interviste.

Ata nuk mund t’i kenë të dyja në të njëjtën kohë. Ato përjashtojnë njëra-tjetrën, është mjaft e qartë”, u shpreh ai, duke theksuar se Uashingtoni duhet të mbajë një qëndrim të qartë.

Khatibzadeh i cilësoi sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Liban si një “shkelje të rëndë” të armëpushimit mes SHBA-ve dhe Iranit, duke kërkuar respektimin e marrëveshjes nga të gjitha palët.

Irani u kërkon të gjithëve në Lindjen e Mesme t’i përmbahen kësaj marrëveshjeje dhe pret që amerikanët të bëjnë të njëjtën gjë me aleatët e tyre”, tha ai.

I pyetur nëse Teherani do të tërhiqet nga negociatat në rast se sulmet izraelite vijojnë, ai nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por theksoi se Irani mbetet i fokusuar në “mirëqenien e të gjithë Lindjes së Mesme”.



Të ndryshme
Më shumë