TV LIVE
Nga Vendi
8 April 2026
PROJEKTI I RI PËR SPITALIN E KËRÇOVËS,PROPOZOHET TË NDËRTOHET NË KAZERMËN USHTARAKE PRANË MAGJISTRALES KËRÇOVË-GOSTIVAR

Drejtoresha e Spitalit të Kërçovës, Maja Cvetanovska-Trajkoska, duke folur për kushtet aktuale në këtë institucion shëndetësor, theksoi përpjekjet për përmirësime dhe investime në infrastrukturë. Ajo bëri të ditur se së fundmi, është finalizuar një projekt i ri nga ana e qeverisë dhe me mbështetjen e Bankës Botërore, është propozuar edhe lokacioni për ndërtimin e spitalit të ri të përgjithshëm në Kërçovë.
Sipas saj, me këtë propzim objekti i ri pritet të ndërtohet në hapësirat e kazermës ushtarake “Çede Filipovski-Dame”, e cila ndodhet përskaj rrugës magjistrale Kërçovë–Gostivar, duke krijuar kushte më moderne dhe më funksionale për pacientët dhe stafin mjekësor.



Të ndryshme
Më shumë