TV LIVE
Nga Vendi
8 April 2026
NË KOMUNËN E KËRÇOVËS U NGRIT FLAMURI ROM ME RASTIN E 8 PRILLIT – DITËS NDËRKOMBËTARE TË ROMËVE

Me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, në Komunën e Kërçovës u ngrit flamuri rom, në shenjë respekti dhe vlerësimi për komunitetin rom dhe kontributin e tij në shoqëri.
Me këtë rast kryetari i Komunës së Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, në fjalën e tij theksoi se institucionet lokale do të angazhohen për të rritur përfshirjen e komunitetit rom, veçanërisht në aspektin e punësimit në institucionet publike.

Fjalë përshëndetëse gjatë ceremonisë mbajtën edhe përfaqësues të komunitetit rom nga shoqëria civile, si dhe përfaqësues të pushtetit qendror dhe këshilltarë komunalë, të cilët nënvizuan rëndësinë e barazisë, integrimit dhe respektimit të të drejtave të romëve.


 



Të ndryshme
Më shumë