Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe thotë se vendi mund të shkojë në zgjedhje në çdo moment, duke theksuar se partia e tij është në një gjendje më të mirë krahasuar me të kaluarën.
Në një paraqitje në emisionin “n’Podium” në Ora24.tv, Filipçe u shpreh se, megjithëse ka dilema nëse kjo gjendje është e mjaftueshme për fitore, vendimi përfundimtar do t’u takojë qytetarëve.Ai komentoi edhe sondazhet, duke theksuar se ato shpesh kanë dhënë parashikime të ndryshme dhe jo gjithmonë të sakta.
Duke iu referuar kundërshtarëve politikë, Filipçe kritikoi kryeministrin Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE, duke thënë se “gënjeshtrat” që sipas tij janë përdorur në vitin 2024 nuk do të kenë më ndikim te qytetarët.
Sipas tij, qytetarët tashmë janë më të vetëdijshëm dhe do të japin vlerësimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme./Ora24.tv