TV LIVE
Nga Vendi
6 April 2026
Mickoski: Janë rikonstruktuar plotësisht 6 salla operacioni në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”

Pritet që për disa muaj nga sot, të lëshohen edhe katër salla, me të cilat do të përmbyllim procesin prej 10 sallash të tilla bashkëkohore, do të thosha, shumë moderne këtu.

Gjithashtu, pres që nga fillimi i verës të kemi mundësinë të shohim edhe një projekt tjetër që do të përfundojë, e ai është në spitalin “8 Shtatori”, ku gjithashtu do të kemi salla operacioni super moderne dhe me këtë do të jemi praktikisht shteti numër një në rajon, kur bëhet fjalë për këtë lloj të sallave të operacionit.

Kuptohet që në shëndetësi ka shumë punë për të bërë. Kuptohet që në shëndetësi nevojiten edhe një pjesë e madhe e ndryshimeve fundamentale, strukturore, si në mentalitetin e politikanëve, ashtu edhe në mentalitetin e kuadrit.
Njëkohësisht, duhet të bëhen reforma, ndoshta duhet të kemi edhe një qasje tjetër në shëndetësi, pasi pothuajse asgjë nuk është bërë, ndërsa burimet janë të kufizuara. Qëllimi ynë është të zgjidhim problem pas problemi; për këtë duhet kohë, nuk mund të rregullohet gjithçka dhe menjëherë. Por, kjo është ajo që është.

Ne si Qeveri kemi dëshirë që një nga prioritetet tona kryesore të jetë shëndetësia dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë të veprojmë.

Do të doja që me këtë rast t’i uroj drejtorit, drejtorit të Fondit, gjithashtu edhe ministrit, si dhe të gjithë atyre që ishin të përfshirë në realizimin e këtij projekti.

Kolegëve nga Qeveria, natyrisht, të cilët pa dyshim japin mbështetje për këto lloje projektesh, dhe do të doja të them se në periudhën në vijim do të gëzohemi edhe me disa projekte të tjera të kësaj natyre, të cilat do të vihen në funksion për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, që është qëllimi ynë kryesor si Qeveri.



Të ndryshme
Më shumë