TV LIVE
Nga Vendi
3 April 2026
RRUGËT ME GROPA NË DISA LAGJE TË KËRÇOVËS VËSHTIRSOJNË QARKULLIMIN E AUTOMJETVE

Disa rrugë në lagje të ndryshme të qytetit të Kërçovës vazhdojnë të jenë në gjendje të rënduar infrastrukturore, të mbushura me gropa dhe dëmtime të shumta, duke krijuar vështirësi serioze për lëvizjen e përditshme të qytetarëve.
Kjo situatë të  jo vetëm që e bën të vështirë qarkullimin e automjeteve, por edhe paraqet rrezik për sigurinë në trafik. Dëmtimet e shpeshta në automjete janë bërë të pashmangshme, ndërsa shpenzimet për riparime po rriten nga dita në ditë.
 Përveç kësaj, këto rrugë të amortizuara vështirësojnë edhe lëvizjen e këmbësorëve, veçanërisht të të moshuarve dhe fëmijëve të cilt i frekuentojnë këto rrugë në disa prej të cilave mungojnë edhe trotuaret.
Qytetarët kërkojnë nga autoritetet komunale që të ndërhyjnë sa më shpejt me masa konkrete për sanimin dhe asfaltimin e rrugëve, duke theksuar se kjo është një nevojë urgjente dhe e domosdoshme për përmirësimin e kushteve të jetesës në qytet. Ata shtojnë se neglizhenca e vazhdueshme e Komunës ndaj infrastrukturës rrugore po ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës dhe në sigurinë e tyre të përditshme.



Të ndryshme
Më shumë