TV LIVE
Sport
3 April 2026
“Alarm” fals, Ismajli gati për Torinon, “demat” duan edhe Ramadanin

Në Valencia, në testin miqësor të zhvilluar ndaj Ukrainës, trajneri Sylvinho u detyrua të bënte llogaritë me disa mungesa të rëndësishme, ku nga grumbullimi për shqetësime fizike u larguar lojtarë si Muçi apo Ismajli, por me sa duket dëmtimet e tyre nuk ishin aq serioze, pasi të dy lojtarët janë gati për ekipet respektive.

Ismajli pritet të udhëheq prapavijën e Torinos këtë të diel me “demat” që luajnë në transfertë përballë Pisa, një ndeshje që pritet të vendos jo pak mbi objektivin e tyre kryesor, të sigurojnë mbijetesën në Serie A. Sipas raportit të fundit, klubi i Torinos bëri me dije se Ismajli është gati për këtë takim.

Nga Italia, mediat sjellin një tjetër zhvillim të rëndësishëm në lidhje me një tjetër legjionar, Ylber Ramadani. Mesfushori kuqezi, pjesë e Lecce-s mund të ndryshojë destinacion sezonin e ri. Në fakt, Lecce ka të drejtë të aktivizojë të drejtën për të mbajtur mesfushorin edhe për një tjetër vit, ndërkohë që kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

Nëse Lecce nuk arrin të mbijetojë, gjithnjë sipas mediave, Ramadani do të largohet. Për të ka shfaqur interesim konkret pikërisht Torino. “Demat” duken të fiksuar pas futbollistëve shqiptar pasi në verë afruar dy prej tyre, Asllanin dhe Ismajlin. “TuttoSport” shton se Ramadani është një lojtar që i pëlqen shumë trajnerin D’Aversa, ndërsa është një okazion edhe për klubin pasi do të afronin falas një lojtar me shumë eksperiencë.



Të ndryshme
Më shumë