Bajram Rexhepi nga BDI, në një konferencë për media, i ka cilësuar si skandaloze dhe të rrezikshme deklaratat e Bilall Kasamit në lidhje me rrugën integruese të vendit drejt Bashkimit Evropian. Sipas Rexhepit, këto qëndrime janë të papranueshme dhe të afërta me narrativat e Rusisë, duke ngritur shqetësime serioze për orientimin strategjik të vendit.