TV LIVE
Kuriozitete
1 April 2026
FOTO-ARKIVI/ Opera “Cavalleria Rusticana” e vënë në skenë 68 vite më parë

Në pritje të rivënies në skenën e TKOB të operas “Cavalleria Rusticana”, ATSH risjell në kujtesë me një galeri fotografish nga arkivi i saj, një nga vëniet e para të kësaj opere në kryeqytet.

Fotografitë historike i përkasin vitit 1958. Në to shfaqen protagonistët e veprës si dhe kori. Premiera e “Cavalleria Rusticana” u mbajt më 5 mars të vitit 1958 me dirigjentin Mustafa Krantja dhe regji nga Kristaq Antoniu.

Në rolet kryesore interpretonin: Dhimitra Keta, Gjoni Athanas, Ibrahim Tukiçi, Jorgjia Velo e Tefta Çavo.

“Cavalleria Rusticana” është një nga veprat më të fuqishme të repertorit klasik, ku jeta e thjeshtë fshatare shpërthen në emocione të fuqishme.

FOTO-ARKIVI/ Opera “Cavalleria Rusticana” e vënë në

Ngjarjet vendosen në një fshat të vogël të Sicilisë, me personazhet kryesore: Turiddu, Santuzza dhe Lola, një trekëndësh dashurie që ndizet nga pasioni, xhelozia dhe krenaria.

Në vetëm një akt, vepra ndërton një tension të vazhdueshëm që kulmon në një fund tragjik, ku hakmarrja bëhet e pashmangshme.

Opera do të shfaqet për publikun e kryeqytetit në 3, 4, 6 dhe 7 prill, pikërisht në periudhë Pashke, ashtu si edhe ngjarjet në veprën e kompozitorit të shquar Pietro Mascagni./atsh



Të ndryshme
Më shumë