Në organizim të Shoqatës Kulturore Kërçova në Zvicër, u mbajt me sukses Simpoziumi për Gjuhën shqipe dhe të folurën Kërçovare, një aktivitet me karakter shkencor dhe kulturor kushtuar ruajtjes dhe dokumentimit të vlerave gjuhësore të trevës së Kërçovës.
Në këtë simpozium referuan Prof. Dr. Qemal Murati dhe Prof. Dr. Avzi Mustafa, të cilët trajtuan veçoritë dhe rëndësinë e të folurit në Kërçovë
Florim Useini , tha se qëllimi i këtij projekti është që nëpërmjet simpoziumeve të ndryshme të ruajmë dhe kultivojmë gjuhën dhe traditat tona kulturore.
Kryetari i shoqatës, Resul Mehmedi, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë aktivitet.
Ndërsa në fund të simpoziumit të pranishmit ndanë edhe përshtypjet e tyre lidhur me rëndësinë dhe vlerën e këtij organizimi.