TV LIVE
Nga Vendi
31 March 2026
BDI: VLEN hesht, projektet anulohen, qytetarët humbin

Sot po bëhet e qartë për të gjithë se me VLEN-in në pushtet, jo vetëm që nuk ka zhvillim, por po zhbëhen edhe projektet dhe arritjet që janë ndërtuar me vite. Çdo dështim po mbulohet me arsyetime të dobëta, me justifikime të fabrikuara dhe me një propagandë që i trajton qytetarët sikur nuk kuptojnë çfarë po ndodh.

Anulimi i segmentit Trebenishtë – Qafë Thanë nga Korridori 8 është dëshmi e qartë. Para një muaji u tha se po shpifnim, se projekti nuk ishte në rrezik dhe se gjithçka po vazhdonte normalisht. Sot e vërteta doli: projekti nuk vazhdon. Pra, atëherë gënjyen, dhe sot po e fshehin të vërtetën.

Kjo nuk është vetëm anulim i një rruge. Kjo është anulim i një perspektive zhvillimi, i një korridori strategjik dhe i një interesi të madh shtetëror.

Arsyetimi se kjo po bëhet për shkak të UNESCO-s është një justifikim i dobët për ata që duan të gjejnë arsye për të mos bërë punë. Kur ka vullnet politik, gjenden zgjidhje. Kur nuk ka vullnet, gjenden arsyetime. Problemi nuk është teknik. Problemi është politik dhe i qëllimshëm.

Dhe për këtë përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi VLEN-in.

VLEN është pjesë e qeverisë. VLEN mban përgjegjësi. Por për projekte që lidhen drejtpërdrejt me Shqipërinë dhe Kosovën, nuk kemi parë asnjë reagim, asnjë kundërshtim, asnjë qëndrim.

Sot jemi në një situatë ku një projekt po anulohet, ndërsa një projekt tjetër, ai BLLACË- SHKUP po ulet nga autostradë në rrugë ekspres, ndërsa VLEN hesht dhe sillet sikur asgjë spo ndodh me këto vendime. Ata ose heshtin, ose arsyetojnë vendime të dëmshme, ose sillen si spektatorë në qeverinë ku vetë janë pjesë.

Kjo nuk është politikë.

Kjo është nënshtrim politik.

Kjo heshtje nuk është neutralаlitet.

Kjo heshtje është pajtim.

Dhe pajtimi me vendime që dëmtojnë interesat strategjike të qytetarëve është tradhti politike ndaj votuesve të tyre.

Ata janë në qeveri, por nuk vendosin.

Janë në pushtet, por nuk flasin.

Marrin poste, por nuk mund të marrin përgjegjësi për asgjë. Nuk i lejojnë. Janë thjeshtë kukulla.

Qytetarët duhet ta dinë qartë: projekt i ndalur, çdo projekt i zvogëluar dhe çdo mundësi e humbur për zhvillim është përgjegjësi e kësaj qeverie dhe e VLEN-it si pjesë e saj.

Ka ardhur koha që të ndalen arsyetimet, të ndalet propaganda dhe të pranohet përgjegjësia.

Dhe për të gjitha këto vendime, do të ketë përgjegjësi.



Të ndryshme
Më shumë