TV LIVE
Nga Vendi
30 March 2026
Osmani: VMRO po minon procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut

Ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani sot ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se po minon procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

Osmani përmes profilit të tij në Facebook ka theksuar tre arsyeje të ngecjes së procesit eurointegrues të vendit.

“Janë tre arsye që veprojnë njëkohësisht dhe e bëjnë këtë kurs të qëndrueshëm.

1. Sponsorizimi i jashtëm.

Kjo qeveri është ndërtuar me mbështetje nga një elitë politike evropiane skeptike ndaj BE-së, e njohur si kanal i ndikimit rus brenda Unionit. Kjo mbështetje nuk synon përshpejtim të integrimit, por zbehje dhe relativizim të tij në Ballkan.

2. Mungesa e kundërpeshës së brendshme.

Faktori shqiptar ka qenë historikisht garancia e orientimit euro-atlantik. Sot, me një përfaqësim të kapur dhe pa peshë si Vlen, kjo kundërpeshë mungon. Për herë të parë, nuk ka rezistencë reale ndaj këtij kursi.

3. Elektorati pa presion.

Rreth 250 mijë qytetarë kanë marrë pasaporta bullgare dhe i gëzojnë të drejtat e BE-së individualisht. Ata kanë përfitimet, pa pasur interes për kostot e reformave. Kur elektorati e ka marrë “karrotën”, nuk kërkon “shkopin”.

Në këtë kombinim,shtytje nga jashtë, boshllëk nga brenda dhe mungesë presioni nga poshtë, bllokimi i integrimit nuk është aksident”, shkruan Osmani.



Të ndryshme
Më shumë