TV LIVE
Nga Rajoni
30 March 2026
Projekti ‘Lungomare 3’, Rama ndan pamjet: Është drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të hëne disa pamje, ku shtrihet projekti i ‘Lungomare 3’. Në një postim në rrjete sociale kreu i qeverisë shprehet se punimet janë drejt përfundimit

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e transformimit të aksit të Radhimës, ku shtrihet projekti i Lungomare 3 që po shkon drejt përfundimit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Projekti Lungomare 3 parashikon rikualifikimin e vijës bregdetare nga Vlora drejt Radhimës dhe Orikumit.

Kreu i qeverisë ka theksuar vazhdimisht se ndërhyrja do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin turistik dhe ekonomik të zonës, si një nga destinacionet më tërheqëse të bregdetit shqiptar. 



Të ndryshme
Më shumë