Pamje të reja janë publikuar në lidhje me aksidentin ajror të ndodhur në janar të vitit të shkuar.
Pamjet i përkasin përplasjes së një aeroplani pasagjerësh të American Airlines dhe një helikopteri ushtarak mbi Aeroportin Kombëtar Ronald Reagan të Uashingtonit.Për pasojë 67 persona humbën jetën.
Përplasja ndodhi ndërsa aeroplani do të ulej në aeroportin Ronald Reagan. Pasi u përplasën në ajër, të dy avionët u zhytën në ujërat e akullta të lumit Potomac.