Influencerja e njohur italiane, Chiara Ferragni, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment nostalgjik nga adoleshenca.

Përmes disa fotove të publikuara në Instagram, Ferragni ka treguar se si dukej në moshën 14-vjeçare. Në imazhet e ndara, ajo shfaqet e shtrirë në bar, me një libër në duar dhe disa luledielli përpara.

“Chiara 14-vjeçare me kaçurrela të çmendura”, ka shkruar ajo krahas fotove.