TV LIVE
Nga Vendi
29 March 2026
APEL PËR NDIHMË: Nëna Behije Abduli nga Drogomishti i Madh ka nevojë për mbështetje për ndërtimin e shtëpisë

Një apel humanitar është bërë për ndihmë ndaj nënës Behije Abduli nga fshati Drogomishti i Madh, e cila po përballet me kushte të vështira jetese dhe ka nevojë urgjente për mbështetje.

Bashkësia Lokale e Drogomishtit të Madh, në bashkëpunim me Fondin “Besa” nga Zvicra, kanë nisur një iniciativë për ndërtimin e një shtëpie për të, me qëllim që t’i sigurohet një strehë e denjë dhe kushte më të mira jetese.

Ata apelojnë tek të gjithë qytetarët, bizneset dhe humanistët që të kontribuojnë sipas mundësive të tyre, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, është e mirëseardhur dhe me vlerë të madhe.

Kontaktet për donacione janë të publikuara në materialin shoqërues.

Nga organizatorët kërkohet gjithashtu që ky apel të shpërndahet sa më shumë, në mënyrë që të arrijë tek sa më shumë njerëz të vullnetit të mirë.



Të ndryshme
Më shumë