Kosova feston kalimin historik në finalen e playoffit të Botërorit pas një fitoreje të jashtëzakonshme me Sllovakinë, por trajneri Franko Foda hedh menjëherë sytë nga finalja e madhe me Turqinë që do të luhet në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës duke ua tërhequr pak veshët futbollistëve të tij për disa gabime që ai vuri re në ndeshjen e zhvilluar në Bratislavë
Në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes, Foda paralajmëroi futbollistët dardanë se gabimet që bënë në ndeshjen me Sllovakinë, nuk duhet t’i përsërisin në përballjen me Turqinë.
‘Ka qenë një ndeshje fantastike për tifozët sepse ka pasur shumë gola. Normalisht jam krenar me skuadrën që shënuam katër gola, posedimin dhe si dolëm në tranzicion. Pësuam tre gola, dy prej tyre nga gjuajtjet e lira dhe të shohim si do të reagojmë në ndeshjet e radhës sepse jo gjithmonë mund të shënojmë katër gola, që nuk është e lehtë për ne për të fituar siç fituam sonte-tha trajneri Foda
Trajneri i Kosovës më pas tha se nëse “Fadil Vokrri” do të ishte më i madh, atëherë do të ishte i stërmbushur ndaj Turqisë duke e vlerësuar në maksimum këtë të fundit
‘Nëse do të kishim kapacitet atëherë do të kishim një stadium të stërmbushur me 100 mijë tifozë sepse të gjithë do të donim të ishim aty. Por kujtojmë se Turqia është një kundërshtar shumë i fortë me futbollistë shumë kualitativ. E kuptoj popullin e Kosovës, por ndaj Turqisë duhet të tregojmë më shumë qetësi si dhe të mos bëjmë gabime siç bëmë sonte’-tha trajneri Foda